Dy deputetë të opozitës në parlament, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri dorëzuan në Kuvend propozimin për ndryshimin e sistemit proporcional kombëtar me lista të hapura.

Në draftin e depozituar nga Murrizi dhe Valteri, propozohet që:

*Në nenin 2 pika 25 të riformulohet: “Zonë Zgjedhore” është tërësia e territorit të Republikës së Shqipërisë e cila konsiderohet një zonë zgjedhore unike për zgjedhjet në Kuvend dhe bashkia për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore.

*Propozohet të ndryshohet pika 5 e nenit 67

Emrat në listën e partisë paraqiten të renditura sipas rendit shifror duke filluar nga numri 1. Numri I kandidatëve në listën shumëemërore të një partie të rregjistruar si subjekt më vete, apo numri i përgjithshëm i kandidatëve të një koalicioni, nuk duhet të jetë më i vogël se numri i mandateve për Kuvendin apo ato të Këshillit Vendor përkatës si dhe nuk mund të jetë më i madh se 10% më shumë nga numri i mandatevepër Këshillin Vendor përkatës. Për një parti pjesëtare të koalicionit, numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël sesa gjysma dhe as më i madh se 10 % më shumë se numri i përgjithshëm i mandateve për Kuvend apo Këshillin Vendor përkatës, në rastin e zgjedhjeve lokale.

*Pika 7 të riformulohet:

“Shpërndarja e mandateve sipas nenit 162 të këtij Kodi miratohet me vendim. Vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor sipas procedurave të pjesës XI të këtij Kodi, nga subjektet e parashikuara në pikën 1 të nenit 124 përfshirë dhe kandidatët e listës shumëemërore.”