Deputeti Myslim Murrizi tha gjatë fjalës së tij në parlament se megjithëse në krizë, qeveria nuk u ka lehtësuar taksat qytetarëve dhe bizneseve.

Murrizi u shpreh se taksidarët gjobisin bizneset sipas urdhrit të sulltanit që jep në Facebook.

“Asnjë gjë nuk i keni hequr nga barra fiskale. Asnjë taksë lokale nuk i keni përjashtuar qytetarëve. Ditë për ditë taksidarët gjobisin sipas urdhurit të sullnanit që jep në Facebook në darkë dhe mësyjnë këta në sabah në çdo dyqan edhe pse janë të mbyllura. A e dini që subjeketet edhe pse kanë mbyllur qepenat që prej 10 marsit, paguajnë faturat e energjisë elektrike afrofe me miliona lekë njësoj si vitin e shkuar. Sepse rrezikohen punonjësit e KESH-it t’i kapë koronavirusi. Dhe nuk shkojnë të shikojnë matësat. A e dini nqë hajdutët e OSHE-së kanë filluar të ndërrojnë matësat pa ua ndërruar numrin e sahatëve, dhe ka filluar në qytetin e Fierit, Lushnjes, Tiranë. A e dini që 170 mijë shqiptarëve që u premtuar pagë lufte vetëm 83 mijë kanë marrë deri më tani.”