Në një deklaratë për mediat  nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Myslym Murrizi ka dalë sot me qëndrimin zyrtar të grupit demokrat të kryesuar nga Rudina Hajdari dhe të grupit të pavarur, duke theksuar se në 30 qershor do të ketë votime, por jo zgjedhje.

Murrizi tha se gjithë sa po ndodh është “plasja e qelbit të plagës së majisur prej 11 vitesh dhe një sistemi zgjedhor që nuk përfaqëson vullnetin e zgjedhësve”.

Pyetur nëse do të votojë ai dhe grupet parlamentare në emër të të cilave flet kërkesën e PS për shkarkimin e Metës, Murrizi deklaroi: Të gjitha kërkesat që mund t’u drejtohen grupeve do të kenë kusht të panegociueshëm prishjen e nyjës gardiane të sistemit zgjedhor. Ne nuk jemi pjesë e marrëveshjes së 17 majit, secili ka dinjitetin e tij, duhet ndryshimi i sistemit zgjedhore të marrë fund bajraktarizmi i të zgjedhurve pa pyet zgjedhësit më parë”.

Pyetur për anulimin e zgjedhjeve nga ana e Metës, Murrizi theksoi: Unë nuk mbahem si babai i kushtetutës, por të lexoj di dhe e kam provuar këtë. Cdekretim nuk e kam dëgjuar, është shpikje alla shqiptarce, po ta gjeni ma thoni ju. Kushtetuta e ka thënë qartë. Parlamenti është sovrani që qeveris këtë vend, qoftë edhe presidenti i republikës zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave.

Murrizi nuk la pa kujtuar as marreveshjen Rama-Basha, te 17 majit. “Dua të pyes zotin Rama nëse e vazhdon më marreveshjen e 17 majit”- duke kujtuar persona qe qendrojne sipas tij, si “monument kulture”, ne postet e marra pas marreveshjes.

“Nisma ime dhe zonjës Hajdari është se ne jemi ulur në këtë karrige për ndryshimin e sistemin zgjedhor. Ndaj, nëse Rama e ka seriozisht, nëse çunat e reformës zgjedhore nuk bëjnë gili vili me njëri tjetrin. Ta fillojmë bashkëpunimin me sistemin zgjedhor. Pengjet dhe vakanca për orekse individuale shqiptarët nuk duhet të kenë në kurriz një aleancë të tillë politike. Për të shpëtuar veten janë të gatshme të bëjnë marrëveshje me dreqin”- tha ai.