Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve të cilën kërkonin me ngulm hapjen e kufinjve.

Në një postimi në Twitter, Rama shkruan se tashmë kufijtë janë hapur dhe në shtetet e tjera vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ai ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në pikën kufitare të Morinës, ku autoritetet kosovare nuk lejojnë futjen në territorin e tyre makina nga Shqipëria, nëse qytetarët nuk kanë bërë testin e COVID-19. 

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them!”

”Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam  me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimii në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”