Kryeministri Edi Rama njofton se ka filluar procedura ligjore me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë që gjithë fermerët e pajisur me NIPT të përfitojnë naftë pa akcizë, taksë qarkullimi e karboni.

Rama thotë se të gjithë fermerët që nuk kanë NIPT të nxitojnë ta marrin.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin që procedura ligjore për NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan Rama krahas videos në Facebook.