Ka ndërruar jetë pasditen e djeshme ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-prefekti i Elbasanit, Durim Hushi, në moshën 65-vjeçare.

Hushi është ndarë nga jeta në Gjermani ku po kurohej prej kohësh nga një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë publike miku i tij Ndriçim Hysa ish-deputet i PS  në një postim të tij në Facebook.

"Mbas nje semundje te gjate, ndahet nga jeta shoku dhe miku yne, ish-Deputeti i qarkut te Elbasanit, Durim Hushi.
I paharruar miku im!"

Hushi i diplomuar në degën Elektroenergjetikë në Fakultetin e Inxhinierisë, në vitin 1992 ka qenë kandidat i PS-së për Kryetar Bashkie në Elbasan, në maj 1996, kandidat i PS-së për deputet.

Gjatë viteve 1997-2001, ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Elbasanit, ndërsa nga viti 2001 deri në 2005 si deputet në Elbasan.