Ndahet nga jeta pedagogu i Akademisë së FA, Xhaçka: Punova me të për projektin që ai e kishte shumë përzemër!

25/01/2021 - 12:24

Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Lajmin e hidhur e ka dhënë ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shkruan në Facebook se pedagogu Sulaj ishte një nga profesorët më me eksperiencë që kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh.

"Trishtim e dhimbje pas lajmit për largimin nga jeta të profesor Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura. Pata nderin të punoj me të, për një prej projekteve që ai kishte aq shumë përzemër: akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend.

Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve!", shkruan Xhaçka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një foto të tijën pas konferencës që pati me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel.  N

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi pas përfundimit të takimit të 11-të, të Këshillit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas akuzave nga mazhoranca në lidhje me ko

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni tha sot në Kuvend se Shqipëria e ka blerë vaksinën e AstraZenecas me 24 euro doza, ndërsa ve

Nga Brukseli, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive politike të dorëzojnë brenda afateve dokumentacioni

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se sot do të mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfiz

Ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend për marrëveshjen e nënshkruar ditën e sotme mes kryetarit

Pas firmosjes së kualicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se çdo ëndërr do të bëhet realitet

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha firmosin marrëveshjen me sloganin "Shqipëria, shtëpia që fiton", ku përcaktoh