07/04/2021 - 14:46
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka raguar për grevën e punonjësve të Albcontrol dhe bën përgjegjës për këtë situatë kryeministrin Edi Rama.
Sipas kryedemokratit Basha, pas grevës qëndron vetë Rama dhe i bën thirrje që të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve.
"Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij", shkruan Basha.
/portali DurresLajm/