Ndalimi i lëvizjes së lirë për ata që kryejnë krime elektorale, PD i përgjigjet Ramës

19/06/2019 - 13:30

Partia Demokratike i është përgjigjur të mërkurën Kryeministrit Edi Rama, i cili më herët tha se çdo person që do të dënohet për krime elektorale do të ndalohet të udhëtojë jashtë vendi për 5 deri në 10 vite.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se “pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.”

Spaho tha se kryeministri Rama po përdor të gjitha mjetet në përpjekje për të ruajtur pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. “Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes.”

“Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundur kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruant

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Saranda, ku tregon se disa subjekteve iu është ndaluar aktiviteti, pasi kanë vepruar në

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve një ditë më parë pasi ranë nga skela e një pallati.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish për kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ku disa prej tyre zunë vendin e ish kry

Kryeministri Edi Rama ka cituar një tjetër zë pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me tragjedinë e një dite më parë, ku dy punonjës humb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar sot 70 vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit, ku u pushkatuan 14 mirditore, si pjesë e strategjis

Pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku fituan në 60 nga 61 bashkitë, socialistët do të nisin së shpejti garën për të zgjedhur struktu