Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber.

Balla shkruan në Facebook se shkencat bujqësore humbën një nga mendjet e ndritura me kontribut të spikatur shumë vjeçar, ndërsa Korça humbi një përfaqësues të denjë dhe të përkushtuar në Kuvendin e Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTË

Lamtumirë Profesorit të nderuar Niko Faber.

Shkencat bujqësore shqiptare humbën një nga mendjet e ndritura me kontribut të spikatur shumë vjeçar, ndërsa Korça humbi një përfaqësues të denjë dhe të përkushtuar në Kuvendin e Shqipërisë, anëtar aktiv i Grupit të deputetëve socialistë.

Partia Socialiste i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Faber, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Mirënjohje dhe respekt Profesor Niko!