Ndërhyrja në zemër, Ruçi letër Janullatos: Uroj që të ktheheni shumë shpejt në përditshmërinë tuaj

30/06/2020 - 11:40

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar letër Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatosit për ndërhyrjen në zemër.

Ruçi shkruan se u gëzua pa masë që ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe i uron shërim të shpejtë.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Kryepeshkopin Anastas: Vlerësoj kontributin Tuaj për harmoninë, tolerancën dhe paqen midis besimeve e popujve

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe i uron shërim të shpejtë pas probleme në gjendjen e tij shëndetësore.

“Mësova me shqetësim për gjendjen Tuaj shëndetësore dhe u gëzova pa masë që ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe tashmë shëndeti i Juaj po përmirësohet. Uroj që të ktheheni shumë shpejt në përditshmërinë e punëve Tuaja. Gjej rastin të shpreh edhe njëherë vlerësimin tim të lartë për kontributin Tuaj të spikatur në shërbim të harmonisë e tolerancës midis besimeve e komuniteteve fetare, si edhe të paqes e mirëkuptimit midis popujve.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryetarit të PD se kryeministri Edi Rama i kishte çuar atij njerëz në zyrë q

Partia Demokratike, dega Durrës ka propozuar emrat për kandidatë për deputet dhe për kryetar bashkie.

Ndryshimi i sistemit brenda natës dhe heqja e koalicioneve për Grida Dumën janë lojëra politike të Edi Ramës.

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi akuzon gjykatën se është kthyer në zyrë noterie për Edi Ramën, ndërsa vazhdon procesi gjyqësor mid

Në një deklaratë për mediat opozita e bashkuar ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të mbeshtetur nismën e deputetë

Në një postim në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Bardh Spahia thotë se kryeministri Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e si

Pasi presidenti Ilir Meta tha që nuk do të dekretojë asnjë rregull që cënon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht të

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka komentuar faktin se Shqipëria duhet t’i paguajë 109 mil

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të dekretojë asnjë rregull të ri që cenon liritë dhe