Partia Demokratike ka humbur një ndër anëtarët e Kryesisë së saj. Bëhet fjalë për anëtarin e Kryesisë së Degës së PD-së në Athinë, Arben Haxhirai, i cili është ndarë nga jeta një ditë më parë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu. Sipas tij, Haxhirai ishte një demokrat me shumë vlera, familjar shembullor, një mik dhe shok i veçantë.

“Me hidherim te thelle mesova per ndarjen e parakoheshme nga kjo jete te Z. Arben Haxhirai. Me origjine nga Memaliaj, banues ne Athine, anetar i Kryesise se Deges se PD aty prej shume vitesh.

Nje demokrat me shume vlera, familjar shembullor, mik e shok i vecante. Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqeve e shokeve, Deges sone te Athines, te gjithëve”, shkruan Shehu.