Bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka ndërruar jetë nga Covidi. Lajmin e trishtë e ka njoftuar vetë Leskaj në një postim në Facebook, ku thotë se nuk ja doli të fitonte betejën me sëmundjen.

Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit. Për shkak të situatës ceremonia do jetë private. Ju falenderojmë për mirkuptimin”– shkruan Leskaj.