“Ndërtime pa kriter, regres që duhet të marrë fund”, Presidenti Meta mesazh në Ditën e Tokës

22/04/2019 - 09:27

Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtë të hënë me një mesazh sensibilizues për mbrojtjen e tokës. 

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Meta thekson se “Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike, por të gjithë ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!”.

“Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.

Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!

Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”, shkruhet në mesazhin e Presidentit Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tirana do të kthehet në promotore për financimin e start up-ve në fushën digjitale.

Gratë deputete i janë drejtuar kuvendit paraditen e sotme për t’u bërë pjesë e seancës së javës.

Kuvendi i Republikës ka rrëzuar dy dekrete të tjera të Kreut të Shtetit.

Teksa ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të

Nëse gjykata do të dënojë sot ish-ministrin Saimir Tahiri, vendimi do të ishte një suprizë për avokatin e tij Maksim Haxhia.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim arbëreshin Mario Brunetti.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, e ka konsideruar debat pa kuptim kërkesën për dorëheqjen e ministrit Damian Gjiknuri nga pozicioni i

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Damian Gjiknurit se është i gatshëm të largohet nga pozicioni i bashkëkryetarit të Komisi