A ndjeni përgjegjësi për kanabizimin e vendit? Tahiri: I bie që Kokëdhima, Berisha të jenë në burg...

20/09/2019 - 21:14

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në TVSH foli për dënimin 3.4 vjet me shërbim prove nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre.

Tahiri u shpreh se vendimi ndaj tij është marrë nën shantazh e kërcënime të një pjese të interesuar të politikës. Ai shtoi se nuk është një njeri i prapaskenave, por i drejtpërdrejtë dhe beson se vendimi i dhënë ka qenë me sforco.

“Vendimi ndaj meje ka qenë i sforcuar. Ky vendim u mor nën shantazh e kërcënime. Unë nuk merrem as me shantazhe dhe as me kërcënime. Nuk kam njeri i prapaskenave, sepse po të isha i tillë nu do isha këtu ku jam e nuk do kisha arritur aty ku kam arritur”, deklaroi Tahiri.

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi për kanabizimin e vendit, Tahiri theksoi se me këtë logjikë duhet të ishte në burg Koço Kokëdhima apo ministri aktual, për shkak se ka ende kanabis.

Preç Zogaj: Deri ku shkon përgjegjësia për kanabizimin si fenomen?

Saimir Tahiri: Me këtë logjikë i bie që Koço Kokëdhima të ishte në burg që para tre vjetëve, i bie që Sali Berisha të ishte në burg që linte Lazaratin, i bie që ministri aktual i Brendshëm të jetë në burg se në Shqipëri ka kanabis. Unë rezervohem të flas për vendimin e Gjykatës pasi nuk e kam lexuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare ku do të ketë një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm kërkuan nga një grup d

Fjala e fundit për një kompromis për Reformën zgjedhore i ka mbetur tanimë opozitës, ndërsa shumica, sipas ambasadores amerikane Yuri Kim

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër në selinë e PD-së.

Pas deklaratës së ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim që e la në dorë të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha arritjen e ma

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka deklaruar se është arritur marrëveshja për reformën zgjedhore.

Po shkon në 30 mijë numri i pagave 40 mijë lekë të derdhura në llogaritë e punonjësve që më herët nuk kishin marrë pagën e luftës, si pas

Bashkia Shijak u bë sot bashkia e parë, në të cilën do të nisë zbatimi i Programit të Granteve të dëmshpërblimit të banorëve të dëmtuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin e saj, Avdulla Hoti për marrjen e mandat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se subvencionet e AZHBR-së për fermerët i ka shpërndarë në mënyrë

Kryeministri Rama ka uruar qeverinë e re të Kosovës. Kreu i qeverisë shprehu besimin se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në proc