Idetë për ndryshimin e kufijvë në Ballkan, presidenti Ilir Meta i konsideron  tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit.  

Gjatë takimit me delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, të kryesuar nga  Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë,  kreu Iishtetit tha se progarmi  i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politikë duhet të jenë zgjidhja e problemeve e shqetësimeve reale të qytetarëve,  për të vendosur siaps tij sundimin e ligjit dhe demokracisë në secilin vend.

Meta  theksoi rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së edhe me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë vuri në dukje se shpreson që Shqipëria të çelë sa më parë negociatat e anëtarësimit në BE, dhe që Kosova të përftojë liberalizimin e vizave, sapo të mbyllet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.