Ndryshimet Kushtetuese për Kodin Zgjedhor/ Meta dhe ndërkombëtarët kërkuan Venecia-n, mblidhet sot Kuvendi

29/10/2020 - 09:21

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe apelit të presidentit Ilir Meta për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese pa ardhur opinioni i Komisionit të Venecias, Partia Socialiste është e vendosur të miratojë Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e Metës.

Paraditen e sotme në orën 10:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancës plenare, ndërsa në rendin e ditës janë 10 çështje që pritet të diskutohen dhe votohen.

Kështu në pikën 8 Kuvendi ka parashikuar që të votojë duke rrëzuar dekretin e presidentit Meta, sa u takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Në Komisionin e Ligjeve ky dekret u rrëzua me plot 15 vota kundër, ndërkohë që sipas informacioneve edhe sot pritet që mbështetja për këtë nismë të Partisë Socialiste të jetë e madhe, pasi mësohet se kjo e fundit i ka siguruar më shumë se 84 vota që nevojiten për të kaluar Kodin e ri Zgjedhor dhe rrëzuar kështu dekretin e Metës.

Çështjet në rendin e ditës

“Interpelancë me ministrin e Shtetit për Rindërtimin kërkuar nga deputeti Halit Valteri; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” të ndryshuar””; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””; Dekret nr. 11. 797, datë 22.10.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””; Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP)”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke folur mbi mundësinë e mbylljes së shkollave kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ u shpreh pro mbylljes së ty

Publicisti Veton Surroi është shprehur i befasuar mbi vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit për t‘i hequr titullin qytetar nderi.

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Facebook” ka bërë bilancin e një viti pune nga ana e qeverisë, sa i përket rindërtimit n

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri iu është bashkuar reagimeve në lidhje me akuzat e opozitës se ministrja e Mbrojtjes,

Në  Bashkinë e Shijakut po shtohet çdo ditë e më shumë numri i familjeve, që pikërisht në nëntor, një vit pas tragjedisë morën çelsat e b

Dy ditë pas takimit me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik, ku Qeveria u përfaqësua nga Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbroj

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka reaguar për heqjen e titullit qytetar nderi për Veton Surroin.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak në Kukës për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" për publicistin e

“Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime…”, e nis l

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë fun