Prej ditës së martë ndryshimet Kushtetuese të miratuara në seancën e fundit të sesionit parlamentar pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare ndodhen në tryezën e Ilir Metës.

Por neni 177 pika 6 e Kushtetutës parashikon se Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë të kthejë për rishqyrtim akte të cilat kanë të bëjnë me ligjin themeltar të shtetit, kësisoj ndryshimet kushtetuese do hyjnë në fuqi në heshtje, raporton “TCH”.

Burime konfirmojnë se ndryshimet kushtetuese pasi të kalojnë rrjedhën normale të afateve ligjore do të betohem ne fletore zyrtare më datë 26 gusht. Presidenti i Republikës i ka cilësuar si të papranueshme ndryshimet kushtetuese duke kërcënuar herë pas here se do rikthejë popullin në shesh.

Në te njëjtën linjë me kreun e shtetit ka qene edhe opozita jashtëparlamentare, e cila nuk e ka bërë ende publike qëndrimin e saj për Këshillin Politik pas ndryshimeve sipas saj të njëanshme që mazhoranca i bëri Kushtetutës.