Ndryshimet kushtetuese, opozita e bashkuar: Dënojmë tentativën e Ramës për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit

13/07/2020 - 19:45

Në një deklaratë për mediat opozita e bashkuar ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të mbeshtetur nismën e deputetëve të opozitës së re, Myslim Murrizit dhe 29 deputetëve për të ndryshuar Kushtetuan dhe për të vendosur listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme

Sipas opozitës ky akt vë në rrezik stabilitetin e vendit dhe dëmton shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave. Ndryshimet në Kushtetutë sipas opozitës së bashkuar po kryhen vetëm për pushtetin personal të kryeministrit Rama.

Opozita thekson se vendimi i mazhorancës për të bërë ndryshimet kushtetuese është një provokim i ulët. Sipas tyre, qëllimi i Ramës është që të nxisë konflikt politik në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Deklarata e koalicionit opozitar:

Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore.  Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Meta ka ngritur shqetësim lidhur me rritjen e rasteve të infektimeve nga Covid 19 në vend.

Sot, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ekspertja e Task Forces Anticovid pranë PD, Liliana Shyqyriu, përmes një postimi në rrjete sociale renditi disa rekorde negative, si♪5 th

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Malësinë e Madhe për të zhvilluar takime me strukturat e kësaj

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim bashkëthemeluesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Florian Hackaj dhe Bledar Mali

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar në Facebook detyrimet e prapambetura të qeverisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shkruan në Facebook se edhe testet serologjike po dalin me rezultat të gabuar, duke shtuar se edhe kë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nahib Berri

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, del kundër aktit normativ të qeverisë për ndalimin e organizimeve të dasmave në lokale për sh