Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi shkruan në Facebook se presidenti Ilir Meta mban qëndrimin e djeshëm, përsa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitet të kuvendit.

Blushi shprehet se Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.

“Të nderuar kolegë,

Lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar.

Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.

Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës.”