Kuvendi i Shqipërisë kishte parashikuar që të enjtën më 1 tetor të zhvillonte seancën e radhës plenare, ku dhe do të votoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një njoftimi për mediat, Kuvendi bëri me dije këtë të martë se pas kërkesës së grupeve parlamanetare të opozitës seanca nuk do të zhvillohet më 1 tetor.

“Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lënë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për  ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00”, thuhet në njoftim.