Pas votimit në seancën e pasdites së djeshme të dekreteve të kreut të shtetit Ilir Meta lidhur me ndryshimet në qeveri, 7 ministrat e rinj dhe zv/ kryeministri Erion Braçe morën sot zyrtarisht detyrën pas betimit në Presidencë. 

Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 14:30. Ndërkohë që në postin e ministrit të Jashtëm është propozuar vet kryeministri Edi Rama, Meta ende nuk ka thënë fjalën e tij, pasi nuk ka shkarkuar Ditmir Bushatin. Meta ka afat deri të hënën që të shprehet për dekretin e Ramës.

LISTA
Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
Anila Denaj në vend të Arben Ahmetajt
Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend të Senida Mesit