Partia Demokratike do të mbledhë nesër Këshillin Kombëtar, për të vendosur mbi ndryshimet statutore.

Mbledhja është parashikur të nisë nga ora 18:00. Drafti me ndryshime pritet të jetë gati në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet më 28 dhe 29 prill.

PD ka ngritur një grup pune që do të merret me ndryshimet statutore, ndërsa brenda partisë ka zëra që shprehen se qëllimi i vetëm është përforcimi i pozitave të kryetarit Basha.

“Të përjashtuarit” kanë paraqitur propozimet e tyre, ndërsa pritet të diskutohet edhe propozimi i bërë pak kohë më parë nga Basha për një kryetar me mandat 2 vjeçar.