Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar sërish për lëvizjet e bëra te grupi demokrat në Kuvend, ku Korab Lita u zyrtarizua një ditë më parë si kryetar, ndërsa sot ai shpjegoi të vërtetën  para mediave.

Në një postim në Facebook, Hajdari shkruan se Korab Lita dhe gangsterët e tij kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe Fatjona Dhimitrin, ndërsa paralajmëron se pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë.

“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”-shkruan Hajdari ndërsa publikon edhe letrën e deputetes dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.