Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Hajdari zbulon qëndrimin e palëve në tryezë

02/06/2020 - 22:27

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari deklaroi sot në studion e emisionit “Opinion” se 3 partitë më të mëdha në vend mundohen të shmangin diskutimin mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Pas takimit të sotëm prej 9 orësh të Këshillit Politik në selinë e ambasadores amerikane, Yuri Kim, palët nuk arritën ende në një marrëveshje megjithëse u tha se ishte bërë progres.

Megjithatë, deputetja Hajdari, e cila cilëson çështjen e sistemit zgjedhor si më të rëndësishmen, tha se palët e shmangin këtë diskutim.

Sa i përket qëndrimit të partive të tjera, Hajdari tha se PS kërkon që çështja e sistemit të diskutohet në një fazë tjetër, Partia Demokratike eviton diskutimin ndërsa LSI nuk është shprehur fare.

“PS thotë ndoshta e diskutojmë në një fazë të dytë, PD nuk do ti bashkëngjitet këtij qëndrimi dhe e eviton si çështje kurse LSI nuk shprehet fare për këtë çështje. Unë kam dashur që nga ajo tryezë të dal me diçka dhe prandaj jam munduar ti bind me argumente dhe të çedoj në propozimin fillestar me sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, pastaj thashë hajde shikojmë listat e hapura pastaj hajde shikojmë sistemin danez që është mbështetur nga ambasada amerikane” – deklaroi Hajdari.

Çështja e sistemit zgjedhor nuk është pjesë e listës së rekomandimeve të OSBE/ODIHR por i është lënë palëve në dorë për të diskutuar një ndryshim të mundshëm.

Në përfundim të takimit të sotëm, ambasadorja Kim deklaroi:

“Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej masave të kërkuara nga ODHIR ne do të jemi dakord. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë këto kërkesa”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqip

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka reaguar në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rën

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News24 u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territore

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se prej ditës së djeshme, 10 korrik ka hyrë në fuqi ligji për aktiv

26 nëntorin e ardhshëm shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës do të jetë gati për të pritur 711 nxënësit e saj, me kushte shumë më të mira, pë

Artikulimi i socialistëve për të hapur listat dhe mosdakordësia e demokratëve lidhur me këtë argument, është bërë pjesë e retorikave mes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se marrëveshja e 5 qershorit është

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi Ramës, s’e asku

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend sërish një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin nr.

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot masakrën që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë ,më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.