Në 2020-n asnjë lek për makina dhe dollapë! Rama: Kryebashkiakët të lëvizin me kalë

03/12/2019 - 08:43

Gjatë mbledhjes së 6-të të jashtëzakonshme sa i takon situatës në vend si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, Edi Rama u shpreh se në 2020-n, asnjë lek nuk do të shkojë për makina dhe dollapë, por kryetarët e bashkive mund të lëvizin me kuaj.

“Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020-s, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik. Po studiohen edhe cilat fonde mund të transferohen. Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, koltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njësive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet”, u shpreh Rama.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij në qytetin e Bled, Slloveni këtë të shtunë.

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 75-vjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në nje deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, kishte konstatuar që

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon me historitë e qytetarëve, të cilët janë prekur nga kriza ekonomike pas pandemisë.

Ambasada Amerikane ka uruar kandidatët të cilët kanë mundur të kualifikohen në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Komb

Sot shënohet 75-vjetori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, që në fakt këtë vit mbushen 65 vjet

Presidenti Ilir Meta dekoroi mësuesen e shkollës 9-vjeçare “Selami Kodra” të fshatit Arrëz në Devoll, Luiza Dule me Titullin “Naim Frashë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se Kodi Zgjedhor i miratuar nga maxhoranca "vret" kandidatët e pavarur në zg

Kryeministri Edi Rama ka festuar 10-vjetorin e martesës së tij më Linda Ramën.

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar përmes një publikimi në Facebook, lidhur me vendimin e Komisionit të Vlerësimit në PD, për  mos e