Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Rama vazhdon takimet me liderët politikë

30/06/2020 - 09:07

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike.

Rama do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Po ashtu, në axhendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit nuk pritet që të takohet me shefin e ekzekutivit shqiptar për shkak të një përplasjeje të mëparshme rreth idesë së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryetarit të PD se kryeministri Edi Rama i kishte çuar atij njerëz në zyrë q

Partia Demokratike, dega Durrës ka propozuar emrat për kandidatë për deputet dhe për kryetar bashkie.

Ndryshimi i sistemit brenda natës dhe heqja e koalicioneve për Grida Dumën janë lojëra politike të Edi Ramës.

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi akuzon gjykatën se është kthyer në zyrë noterie për Edi Ramën, ndërsa vazhdon procesi gjyqësor mid

Në një deklaratë për mediat opozita e bashkuar ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të mbeshtetur nismën e deputetë

Në një postim në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Bardh Spahia thotë se kryeministri Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e si

Pasi presidenti Ilir Meta tha që nuk do të dekretojë asnjë rregull që cënon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht të

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka komentuar faktin se Shqipëria duhet t’i paguajë 109 mil

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të dekretojë asnjë rregull të ri që cenon liritë dhe