“Në vendin e shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri”, ja ku ka udhëtuar këtë fundjavë Presidenti Meta

12/07/2020 - 13:09

Është kthyer në një traditë tashmë për Kreun e Shtetit Ilir Meta të vizitojë trojet shqiptare. Ashtu ka bërë edhe këtë fundjavë.

Përmes një statusi në Facebook, Meta thotë se ndodhet në Poçem të Mallakastrës, vendi fisnik që sipas tij, ka nxjerrë burra të shquar, trima e patriotë që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.

“Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj”, thotë Meta.

Përmes një statusi tjetër, Presidenti shton: “Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra. Tre Besëlidhjet e Poçemit në vitet 1847, 1920 dhe 1943 ishin frymëzim mbarëkombëtar për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve.”

Presidenti, duke iu referuar historisë shprehet po ashtu se Mallakastra u dogj, por kryengritja nuk u shua.

“Pas Pezës heroike, Mallakastra ishte krahina e dytë në Shqipëri që përjetoi rrethimin më ndëshkues dhe më mizor të 20 mijë trupave pushtuese në korrik 1943.

Mallakastra u dogj, por kryengritja nuk u shua. Qëndresa heroike e burrave dhe e djemve të saj, jo vetëm kaloi kufijtë e kësaj krahine, por frymëzoi të gjithë vendin në luftën për liri, duke dhënë një kontribut madhor për çlirimin e Shqipërisë. Emrat e Heronjve të Popullit Dervish Hekali, Dino Kalenja, Ramiz Aranitasi dhe qindra dëshmorëve të cilët dhanë jetën për lirinë do të mbeten të paharruar”,
thuhet në statusin e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Meta ka ngritur shqetësim lidhur me rritjen e rasteve të infektimeve nga Covid 19 në vend.

Sot, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ekspertja e Task Forces Anticovid pranë PD, Liliana Shyqyriu, përmes një postimi në rrjete sociale renditi disa rekorde negative, si♪5 th

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Malësinë e Madhe për të zhvilluar takime me strukturat e kësaj

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim bashkëthemeluesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Florian Hackaj dhe Bledar Mali

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar në Facebook detyrimet e prapambetura të qeverisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shkruan në Facebook se edhe testet serologjike po dalin me rezultat të gabuar, duke shtuar se edhe kë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nahib Berri

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, del kundër aktit normativ të qeverisë për ndalimin e organizimeve të dasmave në lokale për sh