Negociatat/ Duka: Zaev dha dorëheqjen, Rama jo. Jemi në një udhëkryq të madh!

19/10/2019 - 13:51

"Teksa këtu rreken ende të gjejnë fajtorin diku tjetër, e të mos mbajnë përgjegjësi për asgjë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare."

Kështu shkruan në Facebook kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka teksa komenton vendimin e një dite më parë të Këshillit Europian për të mos çelur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duka shkruan ndër të tjera në postimin e tij se kryeministri Rama nuk e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme, ndërsa thotë se "jemi përballë një udhëkryqi të madh."

POSTIMI I PLOTË

Teksa këtu rreken ende të gjejnë fajtorin diku tjetër, e të mos mbajnë përgjegjësi për asgjë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

Sepse një demokraci bazohet mbi një pakt që nis ditën e zgjedhjeve, e kur ky pakt midis votuesit dhe të zgjedhurit nuk respektohet, nuk jep dorëheqjen populli por politikani. Ka shumë arsye pse Zaev shkon në zgjedhje të parakohshme, dhe kryeministri ynë jo, megjithatë kryesorja është se në 2017 nuk pati zgjedhje. Në 2017 ndodhi ajo që dëgjuam në përgjimet e publikuara në Bild, në 2017 u grabit vota dhe bashkë me të ardhmja europiane e shqiptarëve.

Nuk duhet pritur që orkestruesit e kësaj grabitje të ndërgjegjësohen, as të japin dorëheqje për dështimet e njëpasnjëshme, as që kryeministri të imitojë Zaevin ashtu siç imitoi mikun tim Dash Shehi, pasi kontratën nuk e kanë me shqiptarët. Prandaj, të gjithë, jemi përballë një udhëkryqi të madh.

Sigurisht rruga e propozuar nga ne si opozitë nuk është e lehtë, jo vetëm sepse situata në të cilën ndodhet vendi nuk zgjidhet me shkopin magjik, por sepse përgjigjet e lehta do të riciklonin krizën në rastin më të parë. Nuk është e lehtë sepse nuk është vetëm protestë por edhe alternativë. Propozimi ynë kërkon që zgjidhja përfundimtare e krizës të kalojë nga ndryshimi i kushteve që e shkaktuan atë, nga ndëshkimi i krimit zgjedhor nëpërmjet zbatimit të platformës me 9 pika të miratuar nga miqtë tanë të Bundestagut. Një platformë që përfaqëson yllin polar të orientimit politik të opozitës dhe alternativën e vetme për të gërshetuar serish fatet e Shqipërisë me ato të BE-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari deklaroi sot në studion e emisionit “Opi

Familja e vajzës së abuzuar seksualisht në zonën e Paskuqanit do të zhvendoset në Tiranë.

Është mbyllur pa marrëveshje takimi i Këshillit Politik me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim lidhur me çështjen e reformës zgjedhore.

Një lajm tronditës ka qarkulluar në mediat turke, të cilat shkruajnë se administratori i klubit sportiv Flamurtari Sinan Idrizi i cili ës

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.

Në kuadër të finalizimit të alternativës qeverisëse të Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një ta

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje reformën zgjedhore, për të cilën deri më tani nuk është gjetur konsensus nga

Pas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, sot Partia Demokratike dorëzoi në SPAK një kallëzim për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi

Pas tejkalimit të pandemisë dhe rihapjes, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është takuar me ambasadorët e OSBE, Bernd Borchardt dhe atë të Zvic

Kreu i opozitës shprehu falenderimin për Komisionerin për Zgjerimin, i cili tha se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është