18/10/2019 - 14:20
Komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn tha se udhëheqësit e BE -së nuk arritën të zbatojnë angazhimin e tyre për të hapur negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Duke thënë se kjo është një zhgënjim ekstrem, Hahn u shpreh se tani BE duhet të sqaroje sesa serioze është angazhimi i saj në Ballkanin Perëndimor.
"Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe luftuan për dërgimin e një sinjali të shpresës tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Siç u tha tashmë në Luksemburg. Ky nuk është një moment lavdie për BE . Refuzimi i njohjes së përparimeve do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE", shkruan Hahn në twitter.
Hahn tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian mbetet një politikë e rëndësishme strategjike në interesin tonë të përbashkët.
/portali DurresLajm/