Negociatat/ “Mbani premtimin”, Juncker përsërit thirrjen për BE

09/10/2019 - 20:45

Ish-presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen ndaj BE-së që të mbajë premtimin dhe të hapë procesin e bisedimeve në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përparim thelbësor. Kjo është arsyeja pse Presidenti Sassoli, Presidenti Tusk, Presidenti i zgjedhur von der Leyen dhe unë u shkruajtëm një letër Shteteve Anëtare duke i ftuar ata të bëjnë atë që u premtuan vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Maqedonia Veriut dhe Shqipëria. Nëse Evropa ka një vullnet të fortë, gjithmonë ekziston një mënyrë për të arritur qëllimet e dakorduara zakonisht. Unë e marr shembullin e marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë – korniza evropiane dhe perspektiva evropiane kanë ndihmuar për të siguruar që një konflikt dhjetëvjeçar të jetë zgjidhur tashmë përfundimisht. Dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë me guxim, na lejojnë të parashikojmë në një mënyrë të favorshme – jo bujare, por të favorshme, hapjen e negociatave të pranimit,me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut-thotë mes tjerash Juncker.

Komisioni Europian pritet të thotë fjalën e fundit për këtë proces me 18 tetor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përsëritur thirrjen për hapjen e negociatave dhe për këtë kanë kërkuar një “PO” nga vendet e  Bashkimit Europian.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Klevis Balliu i është ribashkuar protestës së banorëve te “Unaza e Re” këtë mbrëmje, pak orë pasi u lirua nga burgu.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos me ftesë të Lartësisë së Tij të Përndritur, A

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar mesazhe të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar Mico Papadhopulli.

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarë letrën që Presidenti i Partisë së Socialistëve Europianë, Se

“Nuk ishte atentat ndaj meje, unë nuk kam konflikte me askënd. Makina përdoret nga shoferi im dhe shumë rrallë prej meje.”

Presidenti Ilir Meta është pritur sot në një takim nga Princi i Monakos, Alberti II.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ndërsa është nisur për në Bruksel ku pritet të merret dhe përgjigjja për negociatat e Shqi

Pasi publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias në lidhje me presidentin Ilir Meta, sa i takon veprimeve të këtij të fundit