Negociatat me BE, ambasadorja franceze: Vendimi do merret në unanimitet

14/10/2019 - 11:56

Ambasadorja franceze Christine Vasac deklaroi se nga Korça se vendimi i PE për çeljen apo jo të negociatave të Shqipërisë me BE, do të merret në unanimitet.

Vasac tha se dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme sepse Franca ka miqësi të vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

"Nuk dua të fshihem pas gishtit. Ju keni ngritur pyetjet për rrugën europiane. Ju prisni, ne presim të gjithë bashkë përgjigjen e rëndësishme. Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unanimitet. Dje kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rëndësishëm. Janë pyetje që na shpëtojnë dhe nuk i kapim dot. Është e vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka subjekte që janë po aq të rëndësishëm siç është çështja e BREXIT. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën, por gjithë vendet e Europës dhe na intereson të gjithëve. Por ka gjithashtu subjekte të tjera siç është subjekti i evenimenteve në Siri. Është gjithmonë kështu. Aktualiteti vonon mbledhjet e veta. Por dijeni që dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme sepse ne jemi miqësi e vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë qëndrimit në Bratislavë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, duke emëruar gjeneral (r) Piro Ahmetaj si kë

Pas kërkesës për informacion mbi mosveprimet lidhur me dy pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, me anë të një kërkese zyrtare

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale përshëndet zgjedhjen e Olsian Çelës si krye

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar banorët e lagjes 11 në Durrës, të cilët ende presin ekspertët tu vlerësojnë bane

Kryeministri Edi Rama e konsideroi një moment historik dhe inspirues për Shqipërinë, Kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bash

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas miratimi në Kuvend me 97 vota pro të Rezokutës mbi “Ndërhyrjet e h

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispoz