Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta i dha autorizimin për të lëshuar plotfuqinë për grupin negociator për ndarjen e kufirit detar me Greqinë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh i vendosur për të arritur një marrëveshje të drejtë.

"Jemi të vendosur për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të zbatueshme për të dyja vendet", tha Bushati, duke shtuar se marrëveshja e e re me fqinjin jugor do të arrihet duke 'respektuar Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare'.

Bushati tha se pas disa ditësh do të zhvillojmë raundin e parë të bisedimeve me Greqinë, dhe shtoi se kohëzgjatja e negociatave ka një rëndësi të dorës së dytë.