Në vigjilje të shërbesës mortore për ish-presidentin francez, Zhak Shirak, kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin aktual, Emmanuel Macron.

Në foto shihet se Rama ka shtrënguar duart me Macron, ndërsa e shoqëron foton me flamurët përkatës të të dy vendeve dhe një takim duarsh.

Takimi kokë më kokë Rama- Macron vjen në një kohë kur Franca nuk e ka thënë akoma fjalën e saj për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Më herët Rama sëbashku me Presidentin Thaçi, patën një takim me presidentin amerikan Bill Clinton.