Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme kancelaren Angela Merkel, takim ky që ka zgjatur për më shumë se 90 minuta.

Pas përfundimit të takimit, të dy kanë pasur një konferencë për mediet, ku Merkel edhe pse është shprehur se e mbështet çeljen e negociatave të vendit tonë me BE, ka theksuar se ka disa parakushte që duhen plotësuar.

“Gjermania dëshiron të mbështesë, Gjermania dëshiron të jetë e dobishme”,– mësohet të jetë shprehur në konferencë e përbashkët për mediat Merkel.

Duke vlerësuar se është bërë një punë e madhe nga Shqipëria, kancelarja gjermane e ka bërë të qartë se duket që Shqipëria të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Ne do të formojmë opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm",tha Merkel.

Ndërsa pritet që të zbardhen më shumë detaje rreth këtij takimi.