Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe lideri opozitar Lulzim Basha, kanë zhvilluar sot një video- konferencë, ku është diskutuar për çeljen e negociatave dhe luftën kundër COVID-19.

Soreca shkruan në Twitter se reformat e bëra nga Shqipëria për të marrë dritën e gjelbër duhet të vazhdojnë, ndërsa shtoi se duhet bashkëpunimi dhe monitorimi i opozitës.

POSTIMI I PLOTË

Bisedë e mirë Lulzim Bashën sot në bisedimet e pranimit pas javës së kaluar nga Këshilli Europian

Ne e kuptuam rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë dritën e gjelbër dhe u pajtuam që ato duhet të vazhdojnë duke pasur parasysh mbledhjen e parë ndërqeveritare. Përpjekja e gjithë kësaj shoqërie do tu duhet bashkëpunimi dhe monitorimi i opozitës.

Ne folëm gjithashtu për mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në luftën e vazhdueshme kundër koronavirusit dhe në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar.