Negociatat, zyrtari i BE për Reuters: Vendet kanë mosmarrëveshje

18/06/2019 - 10:49

Mosmarrëveshjet shënuan ditën e parë të samitit të ministrave të jashtëm të BE-se ne Luksenburg në lidhje me hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndersa sot pritet të merret një vendim final në lidhje me zgjerimin thekson reuters.

Ministrat e BE nga 28 shtetet e bllokut u takuan në Luksemburg për të diskutuar fillimin e negociatave formale të anëtarësimit me të dy vendet e Ballkanit një vit pasi Franca dhe Holanda e bllokuan atë, duke kërkuar më shumë reforma nga frika e shqetësimit të parlamenteve dhe votuesve të tyre. Maqedonia e Veriut që prej asaj kohe ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Greqinë e BE-së, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të emrit dhe duke bërë që një duzinë shtetesh të BE të bëjnë publike thirrjen për shpërblimin e Shkupit.

Në rrezik është edhe besueshmëria e BE-së dhe vullneti i bllokut për të vepruar kundër asaj që e sheh si një ndikim në rritje të Rusisë dhe fuqive të tjera të huaja në rajon. Por diplomatët që përgatitën takimin e Luksenburgut nuk arritën të gjejnë një marrëveshje të hënën mbi një deklaratë të përbashkët ligjore, e cila ka nevojë për mbështetjen unanime të të gjitha shteteve të BE-së që të miratohet. “Ka pasur një mosmarrëveshje masive dhe nuk është aspak e sigurt se këtë të martë ministrat do të jenë në gjendje të gjejnë një marrëveshje”, tha një diplomat i BE.

Mosmarreveshjet vazhduan në draftin e fundit të tekstit, duke përfshirë aty ku duhej të shkruhej se zgjerimi do të varet gjithashtu nga aftësia e BE-së për të reformuar veten dhe për të integruar në mënyrë efektive çdo anëtar të ri. Drafti i fundit – por ende i diskutueshëm – i cili u pa nga Reuters, do të shtyjë çdo vendim mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor pasi parlamenti gjerman të shqyrtojë çështjen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruant

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Saranda, ku tregon se disa subjekteve iu është ndaluar aktiviteti, pasi kanë vepruar në

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve një ditë më parë pasi ranë nga skela e një pallati.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish për kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ku disa prej tyre zunë vendin e ish kry

Kryeministri Edi Rama ka cituar një tjetër zë pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me tragjedinë e një dite më parë, ku dy punonjës humb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar sot 70 vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit, ku u pushkatuan 14 mirditore, si pjesë e strategjis

Pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku fituan në 60 nga 61 bashkitë, socialistët do të nisin së shpejti garën për të zgjedhur struktu