Nënkryetari i LSI Durrës, Bujar Dhima, përmes një statusi në rrjete sociale denoncon atë që ai e cilëson abuzim me standartet e riparimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Dhima rendit disa nga ato që sipas tij janë punime janë jashtë standarteve dhe nuk garantojnë sigurinë e banesave.

Nënkryetari i LSI propozon ngritjen e një “institucion kontrolli si për projektet ashtu edhe kontrollin në terren të ndërtimit të pavarur nga qeveria që të sigurohet që këto godina të jenë të sigurta”.

Postimi i plotë:

Po përfitohet financiarisht dhe po abuzohet me standardet e riparimit të banesave në Durrës.

Grupet e punës që punojnë si nënkontraktorë të niveleve të dyta e të treta, në asnjë nga ndertimet e banesave të dëmtuara rëndë, nuk po zbatojnë kritere dhe eurocode!

Muret e jashtme me tulla nuk shoqërohen me breza betoni e hekuri dhe me inkadtrime në kolona!

Riparimet për kategoritë DS3 dhe DS2 nuk bëhen me çimenton speciale!

Nuk ka përmirësime dhe riparime speciale në strukturën ndertimore!

Sipas specialistëve, nuk ka një procedurë standade dhe të gjitha punimet në të gjitha kategoritë janë jashtë standardit.

Kompanitë fituese të tenderave vetëm kërkojnë përshpejtimin e punimeve pa u pergjigjur për asnjë standard.

Strukturat e betonit të përdorura në ndertime janë pa analiza dhe me cilësinë më të dobët të betonit të perdorur në ndertime banesash! 

Instituti i Ndërtimit nuk procedon me kampionë betoni dhe kontroll cilësie, pasi një punë të tillë e kanë lënë në dorën e supervizorëve që paguhen nga vetë kompanitë që kanë fituar tenderat për rindertim!

Duhet te ngrihet një institucion kontrolli si për projektet ashtu edhe kontrollin në terren të ndërtimit të pavarur nga qeveria që të sigurohet që këto godina të jenë të sigurta.

Ky abuzim i madh dhe mospërgjegjshmëri totale duhet të zbardhet e dalë përpara drejtësisë.

Qeveria e re e pas 25 prillit do marrë të gjitha masat që të kontrollohet e gjithë puna e bërë, do përcaktojë standardet dhe do rindërtojë realisht dhe profesionalisht banesat e dëmtuara, me transparencën dhe përkushtimin më të plotë.

Bujar Dhima

Zv/Kryetar i LSI Durrës