Nesër vendoset e ardhmja e koalicionit PS-LSI

14/04/2017 - 21:39

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta do të zhvillojnë nesër një takim zyrtar, ku do të diskutojnë mbi të ardhmen e koalicionit. Burime për “BalkanWeb”, konfirmojnë se në takimin e parë zyrtar që pritet të mbahet në orën 10:00 në Hotel Tirana, Rama dhe Meta pritet të vendosin nëse do të vijojnë koalicionin PS-LSI edhe për katër vitet e ardhshme.

Ende nuk dihet nëse krerët e dy partive të koalicionit qeverisës do të jenë të vetëm në takim apo bashkë me ta do të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë, nga këto dy forca politike.

Kujtojmë se në 18 prill është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Duket se firmosja zyrtare e koalicionit, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit.

Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një President konsensual me të djathtën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dega e PD-së në Durrës ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook një kolazh me foto nga protesta e pasdites së djeshme.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një foto nga takimi elektoral në Durrës, ku shfaqet koordinatori Vangjush Dako ndërsa shtrëngon duart me kandidatët për kryetar bashkie n

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale ka prezantuar në Tropojë kandidatin e PS, Rexh Byberi.

Një ditë pas protestës së opozitës që i parapriu dhe shoqëroi takimin elektoral të Edi Ramës në Durrës, nënkryetari i degës lokale Arlind

Kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në të përditshmen gjermane "Bild".

Valbona Sako, kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit ka falenderuar pjesëmarrësit për mbështetjen e treguar gjatë takimit të djesh

Bashkitë që janë nën drejtimin e opozitës kanë vënë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se asnjë vendim i paligjshëm i këtij Komis

Na ndajnë edhe pak ditë nga 30 qershori, dita e zgjedhjeve, për të cilën kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë se nuk do lëvizë pa

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shfaqet famuri kombëtar i hedhur në tokë pas mitingut të një ditë më parë të kryemi