Nesër Kongresi i PS, ish-ministrja zbulon arsyen përse u ftua Fatos Nano

22/03/2019 - 18:17

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për Kongresin e PS nesër, si dhe për zgjedhjet lokale të qershorit.

Kumbaro u pyet për ftesën e Fatos Nanos në Kongresin e Partisë Socialiste. Ajo tha se Nano është një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë.

“Fatos Nano është një figurë politike historike për Partinë Socialiste. Ne nuk kemi ftuar vetëm atë, por më herët ka qenë i ftuar edhe shkrimtari Dritëro Agolli, figura historike si Servet Pëllumbi etj., të cilët kanë dhënë kontribut të madh në PS”, tha ajo.

Ish-ministrja Kumbaro foli edhe për përgatitjet që po bën Partia Socialiste për zgjedhjet lokale.

“Ne si Parti Socialiste kemi organizimin e duhur për të dalë në zgjedhjet lokale. Në PS janë diskutuar emra për të qenë në bashki të ndryshme të vendit. Baza nxjerr emrat dhe zgjidhen më të mirët. Ka bashki ku janë 2-3 emra të mirë dhe zgjidhet dikush, pasi bëhet një diskutim shumë i gjerë për kandidatin”, tha Kumbaro.

Mirela Kumbaro shtoi se PS e ka kandidatin e saj në Tiranë dhe ai është Erion Veliaj.

“PS e ka tashmë kandidatin në Tiranë dhe është Erion Veliaj. Pas konsultave që janë bërë në PS, Veliaj do të jetë sërish kandidat në kryeqytet, bashkinë më të madhe në vend. Veliaj ka punuar dhe do të punojë për Tiranën”, u shpreh ajo.

Sipas Kumbaros, kandidatët dalin nga diskutimet që bëhen në bazën e Partisë Socialiste, por edhe nga sondazhet që realizohen. Ajo shtoi se opozita proteston nga frika e reformës në drejtësi, kurse tha se protesta e tyre nuk është e njëllojtë me atë të studentëve. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Presidenti Ilir Meta shprehet i shokuar nga sulmet e ndodhura në Sri Lanka, ku deri në këto momente numërohen të paktën 207 viktima dhe m

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar krijimin e partisë së re "Binda Demokratike", nga Rudina Hajdari.

Nga Kisha e Shna Ndoit në Laç, kryedemokrati Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët katolike e ungjillore për festën e Pashkëve.

Duke uruar Pashkët, presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë apel të gjithë shoqërisë shqiptare që të bashkëpunojnë për hir të interesit ko

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo duke komentuar krijimin e Partisë "Bindja D

Nga protesta e Unazës së Re, ish-deputeti demokrat Klevis Balli ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të

Deputeti Myslim Murrizi tha se nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, atëherë ajo shton “rrezikun” e

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” duke folur për krijimin e parti