Nesër mblidhet Këshilli Bashkiak i Durrësit, ja çfarë do diskutohet

10/10/2019 - 16:52

Ditën e premte, më datë 11.10.2019, do të mblidhet Këshilli Bashkiak pranë Bashkisë Durrës.

Mbledhja, e cila do të mbahet në orën 17:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak do të ketë në rend dite këto çështje: 

1. Për miratimin e shkarkimit të Z. Armand Tragaj nga Sekretar i Këshillit Bashkiak Durrës dhe emërimin në këtë detyrë të Znj. Dorina Milaj.

2. Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 474 datë 23.12.2017 ”Për shqyrtimin dhe miratimin e listës emërore të banorëve përfitues të banesave sociale me qira, seksioni iii (strukturë 2+1 dhe 1+1) Shkozet Durrës dhe në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.248 datë 10.04.2015 ”Për shqyrtimin dhe miratimin e listës emërore të fituesve për ndarjen e banesave sociale me qira me strukturë 2+1 dhe 1+1 (lagjja nr.17, rruga” Dalip Peza, Durrës)

3. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 6.037.194 lekë, si grant i menjëhershëm, akorduar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për listën emërore të familjeve që kanë kontratë me Entin Kombëtar të Banesave si dhe Bankën Kombëtare Tregtare.

4. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 117,736,220 lekë të kursyera nga procedurat e prokurimit për vitin 2019.

5. Për miratimin e kërkesës së BashkisëDurrës, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e Altin Mustafa Kurti dhe Hysni Demir Muça, banesa e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti dhe dërgimin e dokumentacionit perkatës në ministrinë e mbrojtjes, prokrami “Emergjenca Civile”

6. Për miratimin e fillimit të procedurës për heqjen ngq fondi pyjor publik i sipërfaqes pyjore s= 210 m 2 , ngastër pyjore 2a, të ekonomisë pyjore Rrotull, faqja e Liqanzës, me nr. pasurie 45, zonë kadastrale 3365, fshati Shetaj në njësinë administrative Ishëm, Bashkia Durrës.

7. Për miratimin e ndryshimit të pikës 1 të vendimit të Këshillit Bashkiak nr.117 datë.16.11.2006 “Për miratimin e dhënies me qera të ambienteve të N.P.A, kati përdhe të përshtatur në ambiente banimi, pronë shtetërore në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës”.

8. Për dhënien në përdorim,  pa  kundërshpërblim, Shoqatës së Dhuruesve të Gjakut Durrës, të ambjentit me sipërfaqe  të përgjithshme 25.1 m 2  (sip. Ndërtimi 19.9 m 2 dhe sip. Funksionale 5.2m 2 ),  e ndodhur në katin përdhe të ish repartit të URT-së, me nr. Pas. 2/423, zk 8513,  pronë e Bashkisë Durrës, për një afat kohor  1 vit,  për t’u përdorur në shërbim të të sëmurëve, duke i dhuruar gjak në rast nevoje nën moton “Gjaku im, jeta juaj”.

9. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 2’268,000 lekë, akorduar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për subvencionimin e qirasë për periudhën e mbetur prej 7 muajsh të familjeve të miratuara me VKB-në nr. 551  datë 25.10.2018 “Për miratimin e listës së familjeve që përfitojnë nga bonusi i strehimit”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkia Shijak u bë sot bashkia e parë, në të cilën do të nisë zbatimi i Programit të Granteve të dëmshpërblimit të banorëve të dëmtuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin e saj, Avdulla Hoti për marrjen e mandat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se subvencionet e AZHBR-së për fermerët i ka shpërndarë në mënyrë

Kryeministri Rama ka uruar qeverinë e re të Kosovës. Kreu i qeverisë shprehu besimin se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në proc

Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e Ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Qeveria ka miratuar sot katër vendime për procesin e rindërtimit pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, në rikonstruksione bane

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook thotë se kryeministri Rama po bëhet gati të kapë një tjetër instituci

Qeveria ka miratuar sot katër vendime për procesin e rindërtimit pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, në rikonstruksione bane

Mbledhja e Këshillit Politik e zhvilluar në rezidencën e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim është ndërprerë për disa orë për të rifilluar s

Megjithëse kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kishte kërkuar pëlqimin Presidentit Meta për ligjin e Eurobondit, ky i fundit është shprehu