Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar përmes një postimi në Facebook se ditën e nesërme studenët do t’iu rikthehen protestave.

Berisha shkruan se të mërkurën e 22 majit në orën 12:00 studentët do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

"Rikthehet fuqishëm Uragani Studentor! Nesër në ora 12:00 studentët nga gjithë Shqipëria protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër mashtrimeve të Edvinit dhe kakistokracisë së tij".

Kujtojmë se protestat studentore nisën në dhjetor të vitit 2018 pranë Ministrisë së Arsimit, ku njëzëri ata kërkonin uljen e tarifave, përmirësim të kushteve në konvikte, kartën studentëve, etj..