Nga deklaratat për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi tek aktakuzat për Thaçin, çfarë thotë Fleckenstein

11/07/2020 - 19:13

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News24 u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territoreve të Kosovës mes Serbisë si dhe tek aktakuza e Gjykatës Speciale në Hagë për presidentin Hashim Thaçi.

Sipas tij, liderët në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të lirë të bëjnë një propozim se si mund të duket procesi, ndërsa shtoi se është i shqetësuar sa i përket shkëmbimit të territoreve sepse gjithmonë ka komplikime në politikën e fqinjëve. Ai tha se për çështjen e Thaçit, duhet të presim detajet e akuzave si janë shkruar, dhe një vendim të gjykatës.

A mund të jetë opsion shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë?

Kjo është një pyetje e vështirë për mua. Mendoj se liderët në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të lirë të bëjnë një propozim se si mund të duket procesi. Parimisht jam i shqetësuar sa i përket shkëmbimit të territoreve sepse gjithmonë ka komplikime në politikën e fqinjve. Nuk është thjesht një çështje private mes Kosovës dhe Serbisë, por jam i lumtur që presidenti Macron dhe Merkel po përpiqen të shohin mundësitë, ato kanë një vullnet të mirë. Parlamentet e dy vendeve duhet të përfshihen në këto çështje të rëndësishme, sepse nuk është një çështje private.

Si i komentoni aktakuzat e Thacit?

Jam shumë i bindur se sundimi i ligjit duhet të funksionojë. Presidenti Thaci do të shkojë të hënën në Hagë dhe para se të dalë një vendim përfundimtar nuk mund të komentoj, se do tregohesha i padrejtë. Duhet të presim detajet e akuzave si janë shkruar, dhe duhet të presim një vendim të gjykatës, besoj do jetë një vendim i zgjuar.

Një nga këshillat kryesore për Z.Ruci?

Mbase unë mund ta bëj një ditë, nuk është se di gjithçka, unë jam këtu për të dëgjuar e më pas të jap këshilla e më pas varet prej tyre nëse do e marrin për baze apo jo. Edhe BE duhet të jetë edhe më I besueshëm se vitet e fundit. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekspertja e Task Forces Anticovid pranë PD, Liliana Shyqyriu, përmes një postimi në rrjete sociale renditi disa rekorde negative, si♪5 th

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Malësinë e Madhe për të zhvilluar takime me strukturat e kësaj

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim bashkëthemeluesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Florian Hackaj dhe Bledar Mali

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar në Facebook detyrimet e prapambetura të qeverisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shkruan në Facebook se edhe testet serologjike po dalin me rezultat të gabuar, duke shtuar se edhe kë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nahib Berri

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, del kundër aktit normativ të qeverisë për ndalimin e organizimeve të dasmave në lokale për sh

Presidenti, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, i cili tregon se ka një përkeqësim të s

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërndarë në rrjetin e tij social një postim të ish-kryeministrit Sali Berisha.