Nga Durrësi, Basha thirrje Ramës: Nis zbatimin e planit tonë me 5 pika, jepini fund lojërave dhe propagandës

01/10/2020 - 11:13

Nga qyteti i Durrësit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për qeverinë që të zbatojnë planin e opozitës së bashkuar për menaxhimin e pandemisë.

Pas takimeve me biznesin e vogël në qytetin bregdetar, kreu i PD tha se plani i prezantuar pak ditë më parë nuk është plani elektoral, por janë masat që duhen marrë për 6 muajt e ardhshëm.

Basha i bëri thirrje qeverisë që të mos merret me opozitën dhe me tallje, por të marrin planin dhe ta vë në zbatim sepse situata po rëndohet çdo ditë e më shumë.

"Ftesa që kam sot për qeverinë: Jepini fund lojërave dhe propagandës, merrni planin tonë me 5 pika dhe fillojeni e zbatojeni! Siguroni mbrojtjen ndaj pandemisë se po shtohen rastet, mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, jepini pagën dhe rimbursim të sëmurëve se siç më tha një infermiere një i sëmurë me Covid 19 harxhon vetëm për barnat 60 mijë lekë, ndërsa nëse merr edhe oksigjen shkon deri në 12 mijë lekë të reja. Jepni 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët. Hapa e shkollave e ka rritur mundësinë për përhapjen e virusit, të merren masa për furnizimin me ujë në shkolla, maska higjienizues duhet të jenë falas. Shqetësimi kryesor që më shprehën bizneset ishte rënia e konsumit, xhepat e qytetarëve janë bosh, kursimet kanë shteruar, ndaj i ftoj të marrin masa, kush ka humbur punën të marrë pagesë prej 160 mijë lekësh për 6 muaj, për të ripunësuarit biznesi duhet të marrë mbështetje 200 mijë lekë. Biznesi i vogël të marrë një cek prej 1 mijë euro për 6 muajt e ardhshëm. Plani ynë me 5 pika është kundër krizës dhe duhet të nisë zbatimim menjëherë. Cdo ditë që qeveria e vonon rëndon gjendjen e shqiptarëve, iu shtrëngon lakun në fyt shqiptarëve",- tha Basha.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, i ftuar në Çim Peka LIVE, shpjegoi sërish se përse u largua nga Partia Demokratike në fillim.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë qeverinë pasi nuk po u ofron qytetarëve trajtim shëndetësor falas për COVID-

Në Durrës, procesi i rindërtimit po vijon me riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve me nivel dëmi DS1, DS2, DS

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e preside

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar, pas vdekjes në një minierë në Dibër të një inxhinieri dhe dy punëtorëve.

Presidenti Ilir Meta ka shkruar një mesazh ngushëllimi për popullin francez pas sulmeve terroriste ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se ka një detyrim për të gjithë demokratët.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranc

Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha i quajti maskaradë diskutimet që u zhvilluan sot në parlament për pandeminë e Covid-1

Ambasada Amerikane në Tiranë mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të go