Këtë të shtunë, Presidenti Ilir Meta është ndalur të pushojë në Gjirin e Lalzit nga ku ka ndarë me ndjekesit një fotografi.

Krahas fotos, kreu i shtetit, jep edhe një mesazh të koduar për politikën shqiptare, e cila vijon të mos bëjë asnjë tentativë për zgjidhjen e krizës së thellë politike.

“Mirëmëngjes nga Lalëzi! Edhe pse deti është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë”, shkruan Meta.