Kryeministri Edi Rama gjatë forumit të biznesit Itali-Shqipëri që po zhvillohet në Tiranë, u ka bërë thirrje investitorëve italianë që të vijnë në Shqipëri sepse ka shumë avantazhe duke nisur nga taksat që janë më të ulëta.

Sipas Ramës, jetesa në Shqipëri është e njëjtë me atë në Itali, por me ndryshimin se sipas tij në Shqipëri taksat janë më të ulëta.

“Ka një mënyrë të jetuari në Shqipëri që ngjajnë si dy pika uji me jetesën në Itali, por me ndryshimin se këtu taksat janë më të ulëta. Me taksat tashmë ne jemi në nivel shumë të ulët. Por nëse do flisja për taksat këtu nuk do më mbështeste ministri. Vendi ynë ka shumë potenciale dhe mundësi për investime. Italianët këtu e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre dhe Shqipëria është një vend që por rritet nga ana ekonomike”, tha Rama.

Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane në kuadër të forumit të biznesit Itali-Shqipëri.