Avokati Spartak Ngjela shprehet se pas publikimit të fakteve kundër Lulzim Bashës në mediat amerikane, Ambasadori Donald Lu mund t’i ketë kërkuar dorëhejen kreut të PD.

I pyetur nëse SHBA-të janë të shqetësuara për shkrimin në gazetën “Mother Jones” pas takimit të ambasadorit Lu me Bashën, Ngjela thotë: “Nuk flasim për politikat e SHBA por nuk është e habitshme që ti ketë kërkuar dorëheqjen kreut të opozitës. Janë politika të Amerikës që te çadra.
Duhet ndërruar trajektorja, dmth duhet të ndërrohet kryetari, kryetari është Saliu, ai është anti Amerikan që në vitet 1997. Koeicidencë, shpërthimi i skandalit ndaj Bashës, domethënëth e kanë kapur me rusët, dhe ambasadori s’do ju thotë bravo por ju ka vënë pikat mbi i.”

I pyetur për situatën në Partinë Demokratike, avokat Ngjela tha se askush nuk e bind nga lidërët aktualë të djathtë.

Ndërsa për Vetting-un, vonesën dhe nese ka një presion të brendshëm, Ngjela u shpreh: “Ta nisim me logjikë hap pas hapi. Kur thoja unë që drejton OMN thonin janë zëra fallso. Pse e hoqën komisionerin? Sepse përjashtoi Llallën nga Vetting-u, kjo është arsyeja. Duhet të jesh gjyqtar që të japësh dorëheqjen, jo nga e drejta, dorëheqja jepet nga posti.
Në listën e parë ishin 67-68 emra, por nuk kemi asgjë konkrete pasi u nis me vonesë, sepsë nuk del koha për 140 emra pasi nuk janë 68, por janë më shumë. Shenjat janë se ato po bëjnë punë. Nese s’bëhet Vetting nuk bëhet KLGJ as KLP.
Kush shpëton nga Vetting-u, konkurojnë për 6 gjyqtarët në KLGJ.
Nuk është kohë alarmante sepse unë dua pastrim radikal, jo pastrim me emra por me fakte, duhet të ketë barazi në drejtësi, me një peshë dhe më një masë, duhen analizuar të gjithë, nuk është gje e lehtë sepse është një numër i madh. Pavarësisht se kanë ardhur ekspertë nga FBI.”

“Nuk e ka kap policia drogën por dogana sepse është dhënë urdhër nga Amerika. E kam vëzhguar unë, çdo 20 minuta, çdo një orë ju vinte sinjal nga agjensia amerikane, e ke këtu e ke atje. Domethënë e ka kapur skaneri i doganës jo policia. Fakti që Rama thotë që e kemi kapur vetë, doli në konndradiksion dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa që tha nuk e kemi kapur vetë, del je involvuar në atë ngjarje.” shprehet Ngjela.

Gjithashtu avokat Ngjela u shpreh që Teatri Kombëtar i ri duhet të ndërtohet sepse teatri nuk është dinjitoz dhe i rrënuar tashmë. I pyetur për ndërtimin e kullave në Tiranë avokat Ngjela theksoi që ishte pro Manhatizimit të kryeqytetit.