Tiranë, 25 qershor 2014 – Pse ishte aq i trembur Berisha sot? Kjo ka qenë një pyetje që i drejton të gjithve avokati Spartak Ngjela në rrjetin social “Facebook”. Sipas Ngjelës, ish-kryeministri Sali Berisha është i trembur pas marrjes së statusit, sepse Europa kërkon ndëshkimin e keqbërësve dhe atyre që kanë abuzuar me shtetin. Dhe, sipas tij, Berisha del dhe akuzon Ramën. Por, Ngjela thotë se ndëshkimi kërkohet nga Europë. 

Më tej avokati Ngjela ka theksuar se në rast se Rama nuk ndëshkon korrupsionin, atëherë Berisha ka për ta marrë me vete. “Statusi ka krijuar pështjellim në mendjet e sëmura orientale shqiptare. Ndoqa për pak çaste Saliun që shfrynte kundër Ramës, a thua se ishte Rama shkaktari i shkallmimit të ëndrës së tij orientale për Shqipërinë. Vërtet mendon ky njëri se mund të ndalojë rrjedhën përëndimore të Shqipërisë? 

Pse ishte aq i vrarë në fyturë Saliu? Për dy arsye: e para që hyrja në Perëndim nëpërmjet BE, është kundër konstiutucionit të tij antiqytetërim, njëlloj si Enver Hoxha, sepse realisht këtu janë takuar me njëri-tjeterin; dhe, e dyta, sepse tani Berisha ndien frikë për abuzivizmin e tij.”-citohet në mesazhin e Ngjelës. 

Më tej Ngjela thekson se: “Europë e Bashkuar kërkon ndëshkimin e “këqbërësve qeveritare dhe kryeministrave”, dhe ai e kupton se në këtë qark të njohur të krimit në Shqipëri përfshihet edhe ai vetë. E tradhtoi frika me anë të inkoshientit të tij: Saliu iu doli në mbrojtje gjyqtarëve, “sepse këta i kishte goditur Rama”. Jo, ata nuk i ka goditur Rama, por Bashkimi Europian si politike kushtesh për Shqipërinë. Atëherë, si mendoni ju, s’e di Saliu këtë fakt? Shumë e thjeshte, duke mos i rënë dot Fyles dhe ministrave të BE-së që kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim në Shqipëri, i ra Ramës. Por Rama ka përcjellë fjalët e poltikës së BE-së për Shqipërinë. 

Aaa…këtu fle lepuri: Berisha është i trembur. Tani ai kërkon vërtet mbrojtjen që do t’i vijë nga gjyqtarët e korruptuar, të cilët nuk i ka atakuar Rama, por politika perëndimore; në një kohë që Rama deri tani s’ka bërë asgjë në lidhje me korrupsionin e gjyqësorit në Shqipëri. Në fakt kjo ka qenë lidhja: një korporatë e vërtetë kriminale: “Unë abuzoj me qëverisjen, ju heshtni ose mbyllni çështjen; Juve abuzoni me drejtësinë,pasurohuni duke e shitur atë, sepse unë nuk iu ngas apo ngacmoj me shumicën parlamentare Prokurorin dhe Presidentin e Republikës. Por, ndërkohë, balanca është prishur; dhe kjo tregon edhe prishjen në fytryrë të Saliut. Po Rama? Nuk mund të themi ende se ka apo nuk ka forcë që të vendosë moralitetin në 
Shqipëri.”. 

Sipas Ngjelës, shqiptarët duan vendosjen e moralitetit. “Por, edhe diçka: e dëshiron Rama vendosjen e drejtësisë shoqërore në Shqipëri? Kjo mbetet për t’u parë. Por kjo është domosdoshmëri: do apo nuk do Rama, di apo nuk di Rama, e rëndësishme është të dihet se shqiptarët do ta vendosin moralitetin, sepse tani që u futën në Oborrin e Bashkimit Europian, është politika europiane e këtij Bashkimi ajo që da ta çojë deri në fund dëshirën shekullore të shqiptarëve për moralitet në qeverisje dhe për drejtësi shoqërore. Le të presim këta muaj për ta kuptuar të ardhmen e afërt, sepse Rama, nëse do të qëndrojë pasiv si deri tani, me fjalë që s’kanë lidhje me drejtësinë dhe moralitetin, lumi që pritet të marrë me vete Berishën dhe kompaninë e tij, mund të marrë me vete edhe vetë Ramën”,-thotë Ngjela. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/