Ka filluar procesi i aplikimit për ngritjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Janë 25 kandidatë që kanë aplikuar fillimisht dhe i kanë dorëzuar kandidaturën e tyre në Kuvend.

Ndër emrat e pretendentëve për komisioner janë ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, Halil Hyseni, ish-zv. ministër i Jashtëm, Hysen Osmanaj, ish-nënkryetar i KQZ, Irsa Ruçi, Arben Xhiku e Haki Mustafa.

Ndërkohë janë 14 kandidatë për komisionin rregullator e 13 për komisionin e ankesave. Për rolin e zëvendëskomisionerit janë 3 kandidatë.

Afati për dorëzimin e kandidaturave deri më datë 18 shtator.