Nishani ankohet tek ambasadorët: Po më marrin kompetencat

07/05/2014 - 16:45

Tiranë, 7 maj 2014- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, rezidentë në Tiranë, me të cilët shkëmbeu mendime për disa zhvillime të kohëve të fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Presidenti Nishani u shpreh se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë programin e qeverisë për reformat në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke synuar arritjen e një konsensusi sa më të gjerë, në interes të rritjes së sigurisë kombëtare dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe theksoi se mbetet i vendosur për të kontribuar, me të gjithë autoritetin që i jep ligji, që çështjet e sigurisë të trajtohen në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe praktikat më të mira të vendeve të NATO-s, njofton zyra e shtypit e Presidencës.

Më tej, Presidenti, në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe të Komandantit të Përgjithshëm, ndau disa shqetësime për transparencën e procesit, mungesën e konsultimeve paraprake me aktorët dhe faktorët e përfshirë, koherencën kushtetuese dhe me ligjet në fuqi, respektimin e parimit të kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe ruajtjen nga politizimi për vendimmarrje strategjike, që kanë të bëjnë me tre projekt–ligje të përgatitura kohët e fundit, dhe konkretisht me projekt-ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit Strategjik të Forcave të Armatosura”, projekt-ligjin “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe projekt-ligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”.

Presidentit Nishani shprehu gjithashtu mendimin edhe për Projekt-Strukturën e Forcave të Armatosura”, duke vënë në dukje mangësi kritike për sa i përket procesit, edhe nga ana ligjore, i informoi Ambasadorët e pranishëm se në respekt të balancës së pushteteve të përcaktuara nga Kushtetuta, ia ka përcjellë këto mangësi ligjore të projekt-strukturës Kuvendit të Shqipërisë si autoriteti më i lartë për vendimmarrje ligjore.

Në përfundim, pasi paraqiti shkurtimisht vizionin e Tij për qasjen ndaj shqetësimeve të mësipërme, Kreu i Shtetit siguroi bashkëbiseduesit se ka vullnetin dhe vendosmërinë maksimale për të dhënë mbështetjen institucionale për çështjet e sigurisë kombëtare dhe të reformës së mbrojtjes dhe i ftoi të bëjnë pyetje, komente dhe të ndajnë eksperiencat e vendeve të tyre në fushat në fjalë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim përshëndeti takimin e radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike ka kërkuar sot shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, referuar deklaratave të tij p

Presidenti Ilir Meta vjen sërish me një mesazh për qytetarët shqiptarë, po ashtu dhe për klasën politike.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me pamjet që publikoi drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit, Ardi Vel

Presidenti Ilir Meta shpreh kënaqësi për përparimin në tryezën e reformës zgjedhore për çështjen e Kodit.

Përfaqësuesi i PD në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka propozuar futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të premte se shpreson shumë që Këshilli Politik ta përfundojë me sukses punën për Kodin Zgjedhor.

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet e Kuvendit.

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas publikimit të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme bizneset në njësinë nr. 8 në Tiranë.